E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti: Ekspertët po punojnë për marrëveshjen e detit. Më 8 nëntor në Tiranë vijnë 18 presidentë

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka dhënë një intervistë për gazetën Shekulli, ku ka komentuar edhe çështjen e marrëveshjes për ndarjen e detit me Greqinë. Ai tha se grupet e ekspertëve, të ngritura me porosi të kryeministrit Sali Berisha, po punojnë për këtë çështje.

Panariti tha se çdo gjë do bëhet në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në mbrojtje të interesave kombëtare. Ai tha se natyrisht ekziston edhe opsioni që kjo çështje të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Panariti tha se në Tiranë më 8 nëntor do vijnë 18 presidentë dhe 47 ministra të Këshillit të Europës, organizëm, drejtimin e të cilit e ka Shqipëria.

Panariti tha se ambasada e Izraelit në Tiranë do të shërbejë për të mbuluar aktivitetin diplomatik në Ballkanin Perëndimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›