E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë që urrejnë gratë

Nuk dinë të bëjnë lobing, pengojnë njëra-tjetrën dhe zihen. Nga këngëtaret tek politikanet, lëvizja feministe duket se e ka humbur kuptimin. Më shumë se bashkëpunim dhe luftë për të vënë drejtësinë në vend, bota femërore ofron rivalitet dhe armiqësi të heshtur, njësoj si tek burrat

Nga Alba Demiri

Revista KLAN

Me shumë gjasë edhe në vitin elektoral që troket në Shqipëri pas pak muajsh do të dëgjohet refreni i shumëpërsëritur: Gratë në vendimmarrje. Do të diskutohen ligjet, listat elektorale, zotimet dhe përbetimet mashkullore se në fakt nuk kanë asgjë kundër grave në karrierë dhe sigurisht do të dalin dhe të flasin edhe ato që i kanë hyrë kësaj rruge duke marrë shembuj politikën, artin, kinemanë, teatrin, këngën. Do të thuhet për të disatën herë se praktikisht meshkujt nuk hapin edhe aq kollaj rrugë, por gratë sërish do ta provojnë. Fundja kjo është koha e duhur dhe imazhi i femrave përkrah njëra tjetrës, nga ato që duhen si të ishin motra, është përkufizuar edhe si ndjenja që mund të shpëtojë botën nga përhapja e çmendur e të papunëve dhe sidomos nga apatia politike. Jo shumë javë të shkuara e famshmja “New York Times” e ngriti në qiell motërzimin duke e quajtur një tjetër “pranverë arabe”, por e shpirtit kësaj here. Feminilitet. Duartrokitje… Kohë të paqëta moderne pra, me gruan në krye.

Veçse lajmet që vijnë kohë pas kohe transmetojnë një atmosferë aspak rozë në këtë fushë. Gratë, ndoshta po mundohen të bëjnë përpara, por me njëra tjetrën vetëm si motra që nuk janë. Meqë është i freskët, kushdo mund të ketë dëgjuar për rivalitetin e shpallur dhe “gafën e parë franceze”, menjëherë pas betimit të Fransua Holand në krye të Francës. Ish bashkëshortja dhe gruaja me të cilën ndan jetën u sollën si dy fqinje që nuk shihen dot me sy, shumë xheloze, hapur, njëra me tjetrën.

Ndërsa, sa për ta shqiptarizuar, jo më larg se fushata e kaluar elektorale shqiptare, pikërisht kur diskutohej i famshmi 30 përqind-ësh i pjesëmarrjes femërore në vendimmarrje, një mbrëmje grarore në “Opinionin” e Fevziut nuk bëri tjetër veçse vërtetoi atë që dihet: gratë nuk është se janë edhe aq të dashura, si të ishin motra, njëra me tjetrën. Emisioni degjeneroi në një kakofoni zërash grricës aq sa të krijohej bindja se pas siglës mbyllëse, të ftuarat do të ziheshin për flokësh, ndërkohë që, me të drejtë, drejtuesi i tij e tha në fjalën e fundit: imagjinoni sikur 30 për qind e parlamentit do të ishin gra! Dhe nuk merr fund me kaq. Ajo që ndodhi në “Opinion”, diçka rreth tre vjet më parë, nuk ishte vetëm një përballje e ndezur mendimesh pro dhe kundër, televizive. Në të vërtetë, siç ndodh kudo tjetër në botën e zhvilluar, përtej imazhit të butë femëror, veshur me kostume elegante, bizhu të çmuara dhe parfume ndjellës, fshihet mungesa e aftësisë për të punuar në grup, mungesa e stimës për veten siç thonë disa dhe morali i lëvizjeve feministe përfundon i shkelur nga takat e larta, të veshura, mbi të gjitha, për të rënë në sy.

Fjala vjen, pavarësisht se nga jashtë gjithçka duket në rregull, brenda politikës tonë vështirë t’i bësh bashkë, si dy shoqe të mira, dy femra që aspirojnë karrierën politike dhe që janë aktualisht në parlament apo karriget e larta të qeverisë.

Me apo pa fakte, të zeza mbi të bardhë, siç ishte rasti i zonjës së parë franceze Valeri Triervailer me ish bashkëshorten e Holand, Segolen Ruajal, këtu tek ne dihet dhe thuhet nën zë, për shembull, që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk e honeps edhe aq ministren e Integrimit, Majlinda Bregu ashtu siç edhe kjo e fundit nuk e ka pritur me fort entuziazëm emërimin e zëvendëses së saj, Grida Duma. Topalli dhe Bregu i kanë inatet e hershme dhe me aq sa komentohet pas çdo shkalle që kanë ngjitur në karrierë, dy gratë i përkasin grupeve të ndryshme brenda PD-së, pra janë të shpallura rivale, sado që në heshtje, dhe si të tilla nuk komunikojnë njëra me tjetrën. Luftojnë për karrierë secila në hesapin e vet dhe nëse u jepet rasti nuk e mendojnë dy herë t’i vënë shkopinj nën rrota njëra-tjetrës. Ndërsa Duma si e re në qeveri u pa si çudi edhe nga vetë eprorja Bregu. Një femër e bukur e katapultuar pa pritur e kujtuar në postet më të larta të ministrisë që punon vetëm për integrimin në BE, mund të ishte pse jo edhe një rrezik i fortë konkurrence, pra nuk u prit me entuziazëm e as me buqeta lulesh, pse shefja e madhe ishte femër si ajo, kur shkeli zyrën ditën e parë. Dy gratë e Ministrisë së Integrimit, ditët e para pas emërimit të Dumës si zv.ministre, e shprehën pa dashje mospëlqimin edhe në shfaqjet e para në publik, në mbledhje rutine pune ku ishte i dukshëm moskomunikimi e mbase edhe një lloj armiqësie e heshtur.

Në kahun e kundërt dihet gjithashtu se Luiza Xhuvani nuk i qas për fare dy koleget e saj në politikë, që gjithashtu vijnë nga bota e artit, Rajmonda Bulku dhe Yllka Mujo. Por inati mes tyre është shumë më i hershëm sesa dita kur pranuan të ngrinin flamurin e forcave respektive politike. Të treja janë munduar t’i prishin punë njëra tjetrës, me aq sa kanë mundur, qysh në kohët e hershme të rinisë, kur ishin yje në ngjitje në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Luiza, bashkëshorte e një regjisori me emër, kishte përballë Rajmondën, e njohur ndërkaq si aktore, femër e bukur dhe e talentuar. Kjo e fundit pa gjithmonë si rivale të përjetshme, përveç Luizës, edhe Yllkën, e cila, me aq sa thonë kolegë të tyre, ka humbur jo pak role prej kësaj konkurence të zhvilluar në heshtje prej vitesh. Pastaj erdhi politika, një arsye më shumë për ta kthyer kokën në anën tjetër nëse gratë ndesheshin në rrugë. Tani debati se cila ishte më e zonja ka marrë një drejtim të ri. Njëra krenohet se i ka hyrë shumë vite më parë politikës se koleget e veta dhe tjetra se përkushtimi, por edhe shanset për të bërë përpara i ka më të mëdha. Kudoqofshin, në skenën e një teatri, sheshxhirimin e një filmi, apo në sallë parlamenti, ato thjeshtë nuk bëhen njëra me tjetrën.

Nëse politika është bërë më e egër për faj të burrave dhe iluzioni se gratë mund ta zbusin atë na ka gënjyer një copë herë të mirë, edhe qeveria hije, pra Partia Socialiste, nuk është pa shembuj të tillë mirëkuptimi. Mbërritja e papritur e Megi Ajtyresës tek forumi rinor i partisë, e po ashtu largimi i heshtur i saj, hyrja anësore e Ajola Xoxës apo më pas trokitja e fortë e Elisa Spiropalit në krye të FRESSH-it, të gjitha këto po lënë shenja në mjedisin femëror socialist. Pa harruar fërkimet e thashethemuara mes Arta Dades e Ermonela Felajt, pra garda e vjetër dhe ajo e re në parti, apo tërheqjen e kohëve të fundit të Olta Xhaçkës… Aleancat dh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›