E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti: Shqiperia, asnje rrezik per rikthim vizash

Nga viti 2012 kemi te mbartur nje mosrealizim qe eshte madhor per Shqiperine: marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Nga pikepamja juaj, si e parashikoni kapercimin e ketij provimi, qe nese do ta shprehnim ne menyre figurative "kemi mbetur tri here ne vjeshte"?

Permes nje akti absurd, te konsumuar nga nje veto e pakuptimte nga ana e opozites, politika shqiptare shnderroi nje realizim, pra rekomandimin per dhenien e statusit, ne nje mosrealizim ne mosmarrjen e tij ashtu sikunder pritej ne dhjetorin e vitit te shkuar. Kjo u arrit duke bllokuar miratimin e dy ligjeve dhe te nje rregulloreje, si pjese e detyrimeve qe mbeteshin per t'u plotesuar pas rekomandimit te Komisioni Evropian. Ajo qe e ben te pakuptimte kete akt pengues te miratimit te dy ligjeve dhe te rregullores, eshte se te dy palet nuk kishin asgje me thelbin dhe permbajtjen e ketyre ligjeve dhe madje kishin arritur konsensus te plote ne procesin e diskutimit dhe aprovimit paraprak te ketyre ligjeve ne komisionet parlamentare. Pra, nuk ekzistonte asnje arsye qe keto ligje te mos miratoheshin me tre te pestat e votave ne Kuvend, ashtu sikunder ndodhi ne qershor me ligjin per Kodin Zgjedhor dhe ligjin per kufizimin e imunitetit per zyrtaret e larte dhe gjykatesit. Por per fat te keq arsyeja u gjend te mosarsyeja si pretekst i bllokimit te procesit. Zhbllokimi mbetet thjesht peng e vullnetit politik deri tani te munguar. Votimi sa me pare i tri ligjeve do t'i krijonte Shqiperise, shansin per ta marre statusin e vendit kandidat ne pranvere, pra, para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare.

Sa e rrezikuar eshte Shqiperia nga procesi i rikthimit te regjimit te vizave per ne zonen Schengen te BE-se? Kam parasysh shqetesimet e koheve te fundit te Brukselit dhe te vendeve anetare per rritjen e fluksit te kerkesave per azil nga qytetaret e shteteve te Ballkanit Perendimor.

Shqiperia nuk eshte e perfshire ne listen e vendeve problematike per thyerje te regjimit te levizjes se lire te qytetareve te saj, prandaj nuk eshte e rrezikuar per rikthimin e regjimit te vizave. Por duke qene se autoritetet e BE-se, kane vendosur si kriter te rikthimit te regjimit te vizave per vendet e Ballkanit Perendimor, nese do te konstatohet nje rritje ne mbi 50% te numrit te kerkuesve te azilit nga keto vende per te vendet e BE-se ne shifrat e raportit te vleresimit, atehere vendi yne duhet te beje padyshim shume kujdes qe te mos arrije ne keto kuota, sikunder edhe po ndodh edhe fale forcimit te kontrolleve dhe ndergjegjesimit publik.

Zoti Panariti, viti qe lame pas duket se nuk ka qene shume i favorshem per raportet me fqinjet, dua te vecoj ketu raportet me Greqine dhe ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise. Ju si institucion, cfare angazhimesh do te keni ne rikthimin te nje situate me te mire ne marredheniet me keto dy shtete fqinje?

Vizita ime zyrtare ne Greqi, synoi dhe arriti te hape nje kapitull te ri te marredhenieve midis dy vendeve ne frymen e diskutimit te hapur, bashkepunues dhe jo paragjykues te ceshtjeve te se kaluares dhe te atyre te aktualitetit.

Synojme qe kete fryme te vullnetit te mire per bashkepunim, ta materializojme me nenshkrimin se shpejti te marreveshjeve te rendesishme ne fushen e njohjes reciproke te pasaportave dhe dokumenteve zyrtare, duke arritur nje qendrim te unifikuar per sa u takon toponimeve te perfshira ne keto dokumente. Kjo do te hiqte plotesisht pengesat e levizjes se lire te qytetareve ne te dy anet e kufirit sipas kritereve te marreveshjes se Schengen-it. Po keshtu synohet te nenshkruhen marreveshje per njohjen reciproke te lejeve te drejtimit te automjeteve si dhe ne fushen e transportit te udhetareve. Per ceshtje te tjera, natyrshem do te kerkohet me teper kohe dhe vullnet i perbashket per t'i vendosur ne rrugen e zgjidhjes.

Per sa i takon ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, ecuria e marredhenieve me kete shtet do te kushtezohet me shkallen e respektimit te te drejtave te shqiptareve, perfshirjen e duhur te tyre ne jeten politike, sociale dhe ekonomike te vendit, sipas detyrimeve te cilat rrjedhin nga Marreveshja e Ohrit. Kam pasur kontakte te vazhdueshme me homologun tim Popovski, si dhe me kreret e partive politike shqiptare, duke i inkurajuar t'i referohen dhe te zbatojne detyrimet qe rrjedhin per palet nga Marreveshja e Ohrit si baza e bashkekzistences dhe e bashkeqeverisjes per vendin.

Tirana zyrtare asnjehere nuk e ka fshehur angazhimin e saj per te lobuar fort nderkombetarisht per njohje te reja te shtetit te Kosoves. Gjate vitit qe sapo u mbyll duket se procesi i njohjeve te reja ka levizur ngadale. Cfare pritshmerie keni ju per 2013-n ne kete aspekt?

Objektiv i pandryshueshem i Ministrise se Puneve te Jashtme dhe imi personal eshte intensifikimi ne fillim te ketij viti i lobingut qe do te kryejme per njohjet e reja te Kosoves, ne koordinim me qeverine e Kosoves. Aktualisht po punojme per rritjen e hartes se njohjeve te reja per Kosoven. Jemi fokusuar kryesisht ne vendet e Lindjes se Mesme. Une kam pasur kontakte me ministrin e Puneve te Jashtme te Tunizise, dhe kam kerkuar qe Tunizia te njohe sa me pare pavaresine e Kosoves. Po punohet per arritjen sa me pare te ketij objektivi. Po punohet dhe me autoritetet e Libanit per njohjen e Kosoves. Me lejoni te kujtoj qe ne fund te vitit te kaluar gjate kontakteve qe pata me sekretaren amerikane te Shtetit, Hillari Klinton, i kerkova ne menyre te drejtperdrejte qe te ndikonte te autoritetet e Izraelit per njohjen e shtetit te Kosoves. Pra, sic e shikoni, une nuk do humbas asnje rast te vetem per te kerkuar njohjen e pavaresise se Kosoves nga ato shtete qe nuk e kane bere. Ky eshte objektiv i perbashket i qeverise Shqiperise dhe Qeverise se Kosoves qe ne fillim te vitit te arrijme numrin 100 te njohjeve qe te vazhdojme me pas me njohjet e reja, dhe aplikimin e Kosoves per statusin e vezhguesit ne OKB, per te synuar pastaj me arritjen e 2/3 te njohjeve ne OKB dhe anetaresimin e plote ne kete organizate. Nga ana tjeter, mendoj se duhet te intensifikojme ne koordinimin me qeverine e Kosoves, anetaresimin e Kosoves ne shume organizata nderkombetare, si p.sh., ne UNESCO, ku situata eshte pozitive, votat jane aty dhe mendoj me nje intensifikim te perpjekjeve do te behet e mundur qe te anetaresohet Kosova ne kete organizem te rendesishem te OKB, per te vazhduar me anetaresimin e saj dhe ne organizma te tjere. Sfidat jane te shumta, por mendoj se me nje dinamizem me te madh, me nje vullnet me te madh ne do t'i realizojme keto qellime.

Vjeshten e kaluar zyrtarisht ne kanalet diplomatike qarkulloi lajmi per nje vizite te mundshme te homologut tuaj te Republikes Federale Gjermane ne Tirane. A eshte ne axhenden 2013 realizmi i kesaj vizite? Dhe duke qene ketu, si jane marredheniet mes Shqiperise dhe Gjermanise aktualisht?

Marredheniet midis Shqiperise dhe Gjermanise jane marredhenie te shkelqyera dhe te ndertuara mbi baza te shendosha. Gjermania eshte nje mbeshtetese e fuqishme e proceseve integruese te Shqiperise ne BE dhe kontribuuese e pazevendesueshme e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te Shqiperise. Vecanerisht roli i ketij vendi te fuqishem ne ruajtjen e stabilitetit dhe te paqes ne Ballkan eshte paresor.

Sfida ime dhe e Ministrise se Puneve te Jashtme, te cilen kam nderin te drejtoj, eshte t'i jape nje impuls te ri bashkepunimit midis dy vendeve ne te gjitha fushat e ne vecanti ne ate ekonomike, ku nuk duhet te rreshtim perpjekjet per te pare sa me shume investitore dhe investime gjermane si protagoniste te projekteve te rendesishem zhvillimore te vendit ne infrastrukture, energjetike turizem etj. Pikerisht vizita e ardhshme e Ministrit Westerwelle ne Shqiperi e planifikuar gjate tremujorit te pare te 2013 do te jete nje katalizator i rendesishem ne kete drejtim. Intervistoi: Arben Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›