E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti: TAP dhe marrëveshja e ujërave me Greqinë, dy gjëra të ndara

Gazeta Shqip

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti foli në lidhje me projektin e TAP, për të cilin u shpreh se nevojitet marrëveshja me Greqinë dhe Italinë, që sipas ministrit pritet të arrihet së shpejti.
Ndërkohë, Panariti iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me marrëveshjen e ujërave me Greqinë dhe faktit se sa ajo do të ndikojë në projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik. Ai theksoi se Greqia nuk e kushtëzon kalimin e gazsjellësit me ndarjen e kufijve detar.

Jam i njohur me interpretimin që i kanë bërë mediat projektit TAP. Dua të them që nuk ka varësi mes këtij projekti dhe marrëveshjes së ujërave. Progresi i njërës nuk do kushtëzohet nga regresi i tjetrës prej palës greke, tha Panariti.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm, i cili është në prag të një vizite zyrtare në Greqi, theksoi se lidhur me marrëveshjen e ujërave me Greqinë, e cila ka zënë prej kohësh vëmendjen e mediave shqiptare, pikë referuese do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
14 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Panariti: TAP dhe marrëveshja e ujërave me Greqinë, dy gjëra të ndara burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›