Tenis - Melburn

Po rrjedh si një lumë drejt detit, turneu i Çmimit të Madh Australian Open në tenis. Pretendentët kryesorë që luajtën së fundmi i kaluan pengesat pa shumë probleme duke dalë në turin e tretë. Numri 4 i botës, polakja Anjeshka Radvanska mundi 2-0 me sete rumunen Begu, me rezultatin 6-3 e 6-3.
Kinezja Li Na, numri 6 në botë, kaloi po ashtu pa shumë djersë bjellorusen Olga Govorceva. Suksesi ishte 2-0 dhe setet 6-3 e 7-5.
Tek meshkujt, çeku Tomas Berdih, numri 5 i botës, arriti sukses 3-0 me sete ndaj francezit Gijom Rufin. Berdih i fitoi setet 6-2, 6-2 e 6-4.
Një tablo e papëlqyer u shfaq në ndeshjen mes indianit Devarman dhe polakut Jerzi Janoviç. Ky i fundit, u soll keq me gjyqtaren e ndeshjes, duke goditur me raketë, por gjithsesi ia hodhi pa u dënuar dhe fitoi 3-2 me sete, pas një ndeshjeje tepër të vështirë.