E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti fton investitorët rusë

Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, në takim u theksua fryma pozitive e bashkëpunimit dypalësh dhe u shpreh interesi i përbashkët për të rritur intensitetin e marrëdhënieve midis dy vendeve, në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.
  
Biseda u fokusua në realizimin me sukses të agjendës dypalëshe për 6-mujorin e dytë të vitit 2012, si dhe në ndjekjen në mënyrë të vazhdueshme të të gjitha aspekteve të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.  Ministri Panariti nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e veçanërisht në energjetikë.      
    
Gjithashtu, ai ftoi biznesin rus për të investuar në Shqipëri, në të gjitha hapësirat e mundshme. Në këtë kontekst, u theksua edhe rëndësia e mbajtjes së Sesionit të VII-të të Komisionit Ndërqeveritar shqiptaro-rus, i cili do të identifikojë fushat e bashkëpunimit ekonomik me interes të përbashkët. Në takim, u diskutua edhe për çështjet me karakter rajonal dhe ndërkombëtar. /Start/

                                                                                             2012-07-27 15:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›