Tiranë, 700 mijë euro për punësimin e shtresave në nevojë

Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, tha se fondi do të përdoret për krijimin e politikave dhe kuadrit rregullator, për mbështetjen e sipërmarrjes dhe biznesit të vogël që do të krijohen nga persona me aftësi të kufizuara, gratë kryefamiljare, minoritetet si dhe trajnimin dhe kualifikimin profesional të të rinjve me probleme sociale, ish të - trafikuar, me probleme kriminaliteti etj.
“Politikat sociale të Bashkisë së Tiranës dhe mbështetja e këtyre grupeve, do të bëjnë të mundur krijimin e shanseve të barabarta, për pjesëmarrjen në tregun e punës dhe eliminimin në maksimum të diskriminimit dhe reduktimin e varfërisë në qytetin e Tiranës”, tha Tabaku.
Këto biznese që do të ngrihen nëpërmjet këtij projekti, do të shërbejnë si pilot, për të krijuar një model që do të drejtojë dhe politikat e ardhshme në këtë sektor dhe do të orientojë ne vazhdimin e ngritjes së bizneseve të ngjashme në Bashkinë e Tiranës, por edhe shtrirjen e këtij modeli, në bashkitë dhe komunat e tjera të vendit./Start/
2012-07-27 16:13