E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti kërkon lobim nga Australia për njohjen e Kosovës

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Australi, Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, u prit nga homologu i tij australian, Senatori Bob Carr. Të dy ministrat e konsideruan këtë vizitë historike, duke qenë se është e para e një anëtari të qeverisë shqiptare që realizohet në Australi.

Pasi vlerësuan që të dy se shtimi i kontakteve politike mes dy vendeve janë një tregues i vullnetit për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella në të gjitha fushat, të dy ministrat u ndalën edhe në çështjen e Kosovës, me ç’rast, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Panariti, kërkoi nga homologu i tij australian, Carr, lobim për shtimin e njohjeve për Kosovën., transmeton portali Albeu.

Në një komunikatë për media të MPJ të Shqipërisë, thuhet se Panariti “vlerësoi rolin pozitiv që ka luajtur Australia në njohjen e shtetit të Kosovës dhe kërkoi lobimin e diplomacisë australiane te vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›