E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga ngushëllon presidentin slloven, Danilo Türk

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi homologut të tij slloven, Danilo Türk, pas shpërthimit në balonën fluturuese, me ç’rast humbën jetën dhe u lënduan një numër i qytetarëve sllovenë.

“Në emër të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal pranoni ngushëllimet më të thella për humbjen e jetëve të qytetarëve Tuaj. Ju lutem që t’iu përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave”, thuhet në letrën ngushëlluese.

“Në këto çaste pikëllimi për kombin Tuaj, jemi me familjet e atyre që humbën jetën dhe ndajmë dhembjen me ta. Urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre”, ka shtuar me tej Jahjaga në letrën e saj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›