E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahim Pacolli: Platforma për dialog të kalojë në Kuvend

Rrahim Pacolli, njëri nga zyrtarët e Aleancës për Kosovën e Re (AKR), nuk parapëlqen dialog politik me Beogradin. Por nëse ky dialog është i pashmangshëm, ai ka ide se si duhet të veprohet.

“Duke qenë se bisedimet politike janë shume të ndjeshme do të ishte e nevojshme që pala kosovare të jetë e përgatitur mirë dhe ndoshta një platforme e përgatitur fillimisht dhe e kaluar nëpërmes Kuvendit të Kosovës do të ishte ide e mirë dhe do të shërbente si një bazë ligjore për fillimin dhe zhvillimin e bisedimeve”, ka thënë Pacolli në këtë intervistë për Epokën e re, e cila do të botohet nesër.

Ai ka thënë se AKR-ja shumë shpejt do ta bëjë publik qëndrimin në lidhje me këtë çështje. Rrahim Pacolli, i ka komentuar edhe deklaratat e fundit në lidhje me formimin e një koalicioni të ri qeverisës, në të cilin do të përfshihej edhe partia e Ramush Haradinajt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›