Panariti në Strasburg, do raportojë për aktivitetin e KiE-së

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, do të zhvillojë një vizitë në Strasburg ku do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që do të zhvillohet në datat 1 - 5 tetor 2012.
Nesër, Ministri i Jashtëm, në cilësinë e presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, do të raportojë përpara parlamentarëve të 47 vendeve anëtare mbi aktivitetin e Komitetit të Ministrave, si dhe mbi ecurinë e implementimit të prioriteteve të kryesisë shqiptare të KiE-së.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, z. Panariti do të zhvillojë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, z. Jagland, Presidentin e Asamblesë Parlamentare, z. Mignon si dhe me shtetas shqiptarë të punësuar në Këshillin e Evropës.