Pandev-Arnautoviç, shkëmbimi i janarit
Goran Pandev është vetëm një hap larg Interit. Jo një, por plot pesë arsye kanë bindur shoqërinë zikaltër për të përshpejtuar procedurat për të sjellë në Apiano Xhentile talentin maqedonas të Lacios. Në qendër të tratativave është synimi për të mbajtur bilancet e klubit në gjendje të qendrueshme.
Siç ishte parashikuar, Interi ka marrë Marko Arnautoviçin nga Tvente: 9 milionë euro është kostoja e operacionit. Sulmuesi austriak do të përdoret në shkëmbimin e janarit me Pandevin. Në dukje është një operacion me çmim të ulët dhe do të perfeksionohet në verë, kur Interi do të paguajë një shumë prej 5 ose 6 milionë eurosh dhe do ta marrë përsëri Arnautoviçin.
Tekniku portugez mezi pret që operacioni të mbyllet me sukses. Në këtë mënyrë, do të kishte një lojtar që mund të luajë si sulmues i mirëfilltë apo edhe si fantazist.
Gjithashtu, ndarja midis kamerunasit dhe Interit mund të bëhet me qetësinë më të madhe. Kamerunasi do jetë i grumbulluar me kombëtaren e tij për Kupën e Afrikës dhe do të mungojë për pesë ndeshje në kampionat, përfshirë edhe derbin e kthimit kundër Milanit më 24 janar.
Vjet Diego Milito zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, 31 ndeshje, 24 gola. Por pati një periudhë prej fundit të dhjetorit deri në mes të janarit, në të cilën argjentinasi ishte i dëmtuar dhe nuk luajti për katër ndeshje rresht. Nëse do të përsëritet i njëjti problem me Pandev, Interi do të ishte më i sigurt.