E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia i përulet “mbretit” Kapelo

Hakmarrja u përmbush dhe ashtu siç thotë edhe “Daily Express”, “tani është Biliç ai që ka nevojë për ombrellë”, pas pesë golave të pësuar të mërkurën.

Mbrëmja magjike e Uemblit zhduku fantazmat e asaj mbrëmjeje shumë më pak magjike të 21 nëntorit 2007, kur Kroacia mundte dhe linte jashtë Europianit skuadrën që në atë kohë drejtohej nga Stic Meklaren.

 Në fakt, nuk kanë të ndalur fitoret e njëpasnjëshme të Kapelos (e teta rresht). Por më shumë se lojtarë të veçantë, “Times” lavdëron njeriun që ulet në pankinë, duke e përcaktuar si “gjeni në punë”, i aftë për t’i shndërruar anglezët në “zotërues të botës”.

Jo më kot faqja e parë e të përditshmes prestigjoze i kushtohet tërësisht  skuadrës kombëtare, me titullin kryesor “Afrikë e Jugut, ja ku po vijmë!” dhe foton e Stiven Xherrard, që realizoi një dopietë.

Një tjetër foto, këtë herë e Fremk Lampard (edhe ai autor i një dygolëshi), me duart e ngritura lart për të përshëndetur nënën që nuk është më, dominon kopertinën e “Daily Mail”, që fillimisht përshëndet “klasin botëror” anglez, i cili dje u ngrit në parajsë dhe më pas përshëndet “Mbretin Kapelo”, njeriun që bëri të mundur gjithë këtë dhe që siç nënvizon “The Guardian” ka transformuar me sukses një skuadër që dy vjet më parë ishte krejtësisht e rrënuar.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›