E Shtunë, 31 Tetor 2026

Massimo Moratti mbështet Lazion

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shtuar dozën e rivalitetit ndërmjet zikaltërve dhe Juventusit duke thënë se shpreson që Lazio ta mposhtë Juventusin në ndeshjen e të shtunës mbrëma.
Të shtunën Zonja e Vjetër udhëton në Olimpico të Romës ku do të përballet me Lazion në një ndeshje të vështirë, ndërsa Moratti ka thënë se e mbështet skuadrën vendase.
"Nëse Lippi mund të thotë se e mbështet Juventusin, atëherë edhe unë mund t'ia lejoj vetes ta mbështes Lazion", ka thënë Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›