Pandev vishet zikaltër për katër vjet
Pas shitjes së Suazos në formë huazimi te Xhenoa dhe mungesës së Eto’ gjatë janarit që do ndodhet në Kupën e Afrikës, sulmuesi 27 vjeçar nga Maqedonia do të jetë alternativa e Hoze Mourinjos në sulmin zikaltër. Me shumë mundësi Pandev do të grumbullohet për ndeshjen e së mërkurës kundër Kievos, pse jo dhe të luajë nga fillimi i ndeshjes, duke parë edhe mungesat e Stankoviç dhe të Tiago Motës.Në fakt aktivizimi i maqedonasit s’do qe surprizë, duke parë se Mourinjo futi në lojë Shnaiderin ndaj Milanit pa bërë asnjë stërvitje me shokët e skuadrës.Goran Pandev pritet të mbajë fanellën nr. 27, si vitet e lindjes së sulmuesit.