Pandi Laço, shoqatat e propozojnë për krye të QKK-së
Një tjetër emër i shtohet atyre që kanë propozuar shoqatat e kineastëve për kreun e ardhshëm të Qendrës Kombëtare Kinematografike. Pandi Laço ashtu si edhe Abdurrahim Myftiu, Bujar Kapexhiu dhe Eno Milkani i jepen ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri i cili do t'i propozojë vetëm dy kreut të qeverisë, ai që vendos dhe emëron se kush do të drejtojë Qendrën 4 vitet e ardhshme.
Laço prej vitesh ka një aktivitet si krijues i tekstesh të këngëve dhe skenarist televiziv.
Dihet, ndërkaq, se Xhevdet Feri që është komanduar edhe për pak kohë në krye të QKK-së, do të kandidojë sërish.