Morinë,banorët shkatërrojnë sinjalistikën rrugore
Inxhinierët tregojnë se fshatarët heqin sinjalistikën fosforeshente për t'ia vendosur kafshëve në vesh që të mos humbin
TIRANË- Banorët e zonës ku kalon aksi Mamëz-Kukës-Morinë kanë shkatërruar sinjalistikën rrugore duke rrezikuar jetën e kalimtarëve por edhe duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Mësohet se një pjesë e mirë e tyre ose janë prishur ose janë marrë nga banorët për t'i përdorur për qëllime të tjera. Një nga inxhinierët e kompanisë që punon për vendosjen e sinjalistikës tregon fakte të pabesueshme në lidhje me shkatërrimin e sinjalistikës. Një pjesë e këtyre sinjaleve ka dubluar numrat e matrikullimit të vendosura nga Ministria e Bujqësisë në veshët e lopeve të fshatit Bardhoc, Pobreg e Morin. Sipas tij, ka prej banorëve të këtyre fshatrave që sinjalet fosforeshente i shkulin nga rruga për t'ia vendosur bagëtive në vesh në mënyrë që të gjenden më lehtë nëse humbin në pyll.
Ndersa, lidhur me vjedhjen dhe shkatërrimin e sinjalistikës rrugore, polica e Kukesit thotë se nuk ka asnjë denoncim nga firmat kontraktore, që sipas policisë ende nuk e kanë dorezuar objektin.
Por probleme të krijuara nga mungesa e sinjalistikës po verehen sidomos tek mbikalimi dhe rrethrrotullimi i vetëm në autostradën Morin-Kukes, në hyrje të qytetit. Në këtë rreth-rrotullim mungon krejtësisht sinjalistika, ku drejtuesit e automjeteve, nuk arrijnë të orientohen duke shkelur rregullat e qarkullimit.
Nderkohë që Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ende nuk ka zhvilluar tenderin për trafik ndareset të cilat do të jenë metalike.Vendosja e trafik ndaresve dhe e brezave të sigurisë do të pengonin edhe hyrjet e shumta ne autostradë që po behen aktualisht nga banorë të fshatrave përreth saj.
Autostrada Milot-Kukes-Morin është lëshuar për qarkullim me 25 qershor vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.Në të gjithë autostradën janë shenuar 8 aksidente, njeri prej tyre me pasojë një të vdekur.Pjesa më e madhe e aksidenteve është shenuar në segmentin Milot-Rreshen.