Paneta: Nuk do të ketë shkurtime

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta, ka paralajmëruar se nuk do të pranojë shkurtime të mëdha ushtarake në kuadrin e një marrëveshje të borxhit, duke thënë se ky veprim do të dobësonte Shtetet e Bashkuara.
Paneta ka mbajtur konferencën e tij të parë zyrtare që nga marrja e postiti një muaj më parë.
Ai tha se "me vullnetin e Zotit" procesi i reduktimit të borxhit të SHBA-ve, nuk do të shkaktojë ndërprerje të thella në të cilat mund të ketë humbje.
Shpenzimet e mbrojtjes, të cila janë dyfishuar pothuajse që nga sulmet e 11 shtatorit një dekadë më parë, llogariten të jenë 20 për qind të buxhetit federal.
Ndërkohë, siç raportohet presidenti Barack Obama sot pritet të propozojë një paketë prej 120 milion dollarë kredi të reja tatimore për bizneset që punësojnë veteranët amerikanë që kthehen nga Iraku dhe Afganistani.