E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë luftimet në Hama

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë nga shtetet evropiane, ato arabe dhe vendet e tjera që të bëjnë më shumë presion mbi Sirinë për të ndaluar dhunën vdekjeprurëse mbi protestuesve pro-demokracisë.

Zonja Klinton tha se regjimi i presidentit Bashar al-Assad është përgjegjës për vdekjen e mbi 2,000 njerëzve.

Klinton ka deklaruar gjithashtu se Uashingtoni beson se Assad ka "humbur legjitimitetin e tij për të qeverisur popullin sirian.

Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë ashpërsuar qëndrimet e tyre kundër regjimit të Assad-it.

Raportet nga Sirian thonë se nga sulmet ushtarake në qytetin Hama, kanë vdekur dhjetra civilë.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›