E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paneta: SHBA-ja e përgatitur ndaj çdo sfide iraniane në Gjirin Persik

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk po ndërmerr hapa të veçantë për t`u përgatitur për një krizë të mundshme me Iranin në Gjirin Persik.

Duke folur në Pentagon, Paneta tha se ushtria amerikane është plotësisht e gatshme që të merret me çfarëdo përpjekje të Iranit për ta mbyllur Ngushticën e Hormuzit, e cila përdoret për të transportuar pothuajse një të tretën e eksportit botëror të naftës.

Irani ka shprehur mundësinë e mbylljes së Ngushticës, në një kohë kur tensionet janë në rritje lidhur me sanksionet e forta kundër Republikës Islamike, të vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, rreth programit bërthamor të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›