E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paneta SHBA vlereson mbeshtetjen e shqiptareve

Sekretari i Mbrojtjes i telefonon Imamit

Vrasja e kapitenit shqiptar Feti Vogli ne Afganistan ne kuader te mbeshtetjes qe Shqiperia i jep trupave te NATO-s dhe atyre te Shteteve te Bashkuara te Amerikes kane bere qe personalisht Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ti telefonoje ministrit te Mbrojtjes Arben Imami. Ne njoftimin per shtyp te ministrise theksohet fakti se nepermjet kesaj bisede me homologun e tij shqiptar Panneta ka shprehur ngushellimet per humbjen e kapitenit duke theksuar se SHBA merr pjese ne dhimbjen e familjareve te tij dhe po keshtu lutet se bashku me ta ne keto dite te veshtira per te afermit e Feti Voglit. Po keshtu nepermjet kesaj telefonate shprehet gatishmeria e SHBA-se per te qendruar afer per cdo ndihme ne kete rast. Gatishmeria e trupave tuaja per te luftuar deri ne sakrificen e fundit eshte per tu vleresuar thelle. SHBA dhe populli amerikan vlereson shume mbeshtetjen e panderprere te qeverise dhe popullit shqiptar - ka theksuar autoriteti me i larte i mbrojtjes amerikane ne telefonaten e tij me Imamin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›