Topalli Krenare per misionin heroik te Fetiut
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje nje vizite ne familjen Vogli ku shprehu dhimbjen e thelle ne emrin e saj personal por dhe te Kuvendit te Shqiperise per humbjen e jetes se kapitenit Feti Vogli te rene ne krye te detyres ne Kandahar Afganistan. Kryetarja e Kuvendit shprehu pikellimin dhe ngushellimet me te sinqerta ndaj nenes babait vellait bashkeshortes e familjareve per humbjen e njeriut te tyre te dashur si dhe nderimin sublim per kapitenin Vogli i cili me misionin e tij paqeruajtes perfaqesoi te gjithe shqiptaret dhe Shqiperine si vend i NATO-s duke sakrifikuar jeten e tij te re.
Ke rritur nje djale hero - i tha kryetarja e Kuvendit nenes se kapiten Voglit - dhimbja e zemres se nenes eshte e pakufi por sot me kete dhimbje bashkohet e gjithe Shqiperia. Ne te gjithe jemi krenare per misionin heroik dhe paqeruajtes te Fetiut. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli theksoi se dhimbja per humbjen e kapitenit Vogli ka perfshire cdo qytetar shqiptar dhe se kujtimi i tij do te mbetet perhere i ndritur si nje hero qe nderoi kombin shqiptar.