Paneta:Po forcohet lufta kundër terrorizmit

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka deklaruar se operacionet e SHBA-së kundër terrorizmit tani janë përqëndruar në grupet e lidhura me Al-Kaidën, si në Jemen, Somali dhe Afrikën e Veriut.
Paneta e bëri këtë koment gjatë një vizite në Xhibutin e Afrikës, ku ekziston edhe baza e vetme amerikane në Afrikë.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po ulin ritmin e operacioneve në Irak dhe po fillojnë tërheqjen nga Afganistani, ushtria amerikane është përqendruar gjithnjë e më shume në Afrikë ku grupet e lidhura me Al-Kaidën, duke përfshirë edhe al Shababin në Somali dhe Al-Kaidën në Jemen, po bëhen gjithnjë e më aktive dhe më të rrezikshme.