Panetta: 60 për qind e flotës amerikane në Paqësor
Kreu i Pentagonit raporton përqendrimin e forcave në Azi dhe Pacifik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të dërgojnë pjesën dërrmuese të flotës së vet në rajonin e Paqësorit duke filluar nga viti 2020, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta.
Ai tha se pas një dekade, më shumë se 60 për qind e të gjitha anijeve amerikane do të jenë në këtë pjesë të botës, duke treguar qartazi se ka një strategji të re ushtarake në lidhje me Azinë. Panetta tha në një takim sigurie në Singapor.
Ndërkohë Pekini është shprehur i pakënaqur mbi lajmet e rritjes së pranisë së SHBA-ve përreth kufijve të saj. Nëntorin e kaluar, presidenti Barack Obama njoftoi se rajoni i Azisë dhe Pacifikut është prioriteti kryesor i politikës së mbrojtjes së SHBA-së. Komentet e tij qenë parë si një sfidë ndaj Kinës, e cila është fuqia rajonale në lulëzim.
Nga viti 2020, marina do të ripozicionohet nga raporti 50 me 50 me të cilin ndahen forcat e veta aktualisht mes Paqësorit dhe Atlantikut, në 60 me 40, tha Panetta. Ai u përpoq të ulë aludimet mbi faktin nëse strategjia e re synonte të përmbante Kinën apo jo. Ai këmbënguli për nevojën për marrëdhënie më të ngushta ushtarake mes Kinës dhe SHBA-së, veçanërisht sa i përket të kuptuarit të çështjeve të vështira si siguria kibernetike.
Gjithsesi, mbështetja e tij për një sistem të bazuar te rregullat për të zgjidhur pretendimet konkurrente territoriale në Detin e Kinës së Jugut, nuk pritet të kapërdihet lehtë në Pekin.
Sipas Panettas, në Paqësor do të ketë sëshpejti 6 grupe aeroplanmbartësesh të shoqëruara me shumë anije e nëndetëse. 2 qershor 2011 (gazeta-Shqip.com)
Panetta: 60 për qind e flotës amerikane në Paqësor burimi: Gazeta Shqip