E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, NATO liron katër femra të rrëmbyera

Zyrtarët thonë se forcat speciale të misionit të NATO-s kanë liruar katër femra, punonjëse humanitare që mbaheshin nga militantët në një shpellë në veri të Afganistanit.

ISAF-i tha se pengjet, dy mjeke perëndimore dhe dy kolege të tyre afgane, u shpëtuan të shtunën në një bastisje para-agimit bastisje. Ato janë rrëmbyer më 22 maj në krahinën Badaksan dhe janë mbajtur për 11 ditë me radhë në shpellë.

Që të katrat punonin për MedAir, një organizatë humanitare joqeveritare me seli në Zvicër.

Gjenerali amerikan, Xhon Allen, komandant i lartë i forcave amerikane dhe NATO-s në Afganistan, tha se forcat e koalicionit e kryen misionin e shpëtimit me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme afgane.

Zyrtarët afganë tha se pesë militantë u vranë gjatë operacionit.Të rrëmbyerat duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›