E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Houlas në Siri, Rusia rezistencë ndaj sanksioneve

Presidenti rus Vlladimir Putin u takua në Paris me homologun e tij francez, Fransua Holland,ndersa në një konferencë për media të dy udhëheqësit thanë se edhe pse bien dakord mbi nevojën për t`i dhënë fund luftimeve në Siri, nuk pajtohen mbi mënyrën se si të arrihet kjo.

Holland tha se çdo zgjidhje për krizën Siriane fillon me largimin e presidentit sirian Bashar al-Asad nga detyra.

Por, Putin kujtoi se forcat që kundërshtojnë regjimin e Asadit janë njësoj përgjegjëse për vrasjet në Siri.

Takimi i parë i dy udhëheqësve erdhi vetëm një javë pas masakrës në qytetin sirian të Houlas ku u vranë 108 njerëz, gati gjysma e tyre fëmijë.

Vrasjet në Houla kanë zgjeruar ndasitë diplomatike midis vendeve që dënojnë qeverinë e Sirisë për aksionin e saj shpesh vdekjeprurës ndaj opozitë, aksion që nisi në mars të 2011-ës dhe vendeve si Kina dhe Rusia që kundërshtojnë ndërhyrjen nga jashtë në punët e brendshme të Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›