E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA shprehin shqetesim per fatin e aktivistit kinez Chen Guang-cheng

Nje organizate per te drejtat e Njeriut ne Kine me seli ne Shtetet e Bashkuara thote se disidenti kinez Chen Guang-cheng ndodhet nen mbrojtjen e Shteteve te Bashkuara dhe se zyrtaret amerikane dhe ata kineze kane hapur bisedime lidhur me fatin e tij.

Organizata ChinaAid nxori sot nje deklarate ku citon burime te aferta me disidentin e verber Chen megjithese nuk pati hollesi te shumta. Sipas organizates zhvillimet e fundit jane nje moment kyc per diplomacine amerikane ne mbeshtetje te te drejtave te njeriut.

Shtetet e Bashkuara shprehen dje shqetesim lidhur me fatin e nje disidenti te verber kinez. Sipas njoftimeve disidenti Chen Guang-cheng ka kerkuar strehim  ne ambasaden amerikane ne Pekin por Departamenti i Shtetit nuk ka pranuar te beje komente lidhur me vendndodhjen e tij.

Te premten zedhenesja e Departamentit te Shtetit Victoria Nuland shprehu shqetesim per aktivistin qe u arrestua pasi kishte dokumentuar keqtrajtime ne zbatimin e politikes kineze per kufizimin e lindjeve.

Zoti Chen u zhduk te dielen e kaluar nga nje fshat ne provincen lindore Shandong por mungesa e tij nuk u verejt deri te enjten. Nje mik i tij mendon se ai eshte futur ne ambasaden amerikane.

Diplomatet amerikane nuk kane pranuar te bejne komente dhe nje zedhenes i qeverise kineze tha se nuk ishte ne dieni te njoftimeve per disidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›