Panetta kërkon nga Karzai respekt për NATO-n

Ditë më parë, Karzai ka thënë se forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë dështuar të ndjekin militantët, të cilët kryejnë sulme në Afganistan dhe kthehen në strehë të sigurta në Pakistan.
Panetta ka thënë se Karzai, në vend të kësaj, duhet të shprehë falënderim për sakrificat e trupave të NATO-s.
“Ne kemi bërë përparim në Afganistan, sepse ka burra dhe gra në uniformë, të gatshëm për të luftuar dhe vdekur për sovranitetin e Afganistanit dhe të drejtën e tij për të qeverisur dhe siguruar veten. Kemi humbur mbi 2.000 burra dhe gra”, tha Panetta.
“Mendoj se do të ishte e dobishme nëse presidenti afgan shpreh falënderimet e tij për sakrificat e atyre që kanë luftuar dhe vdekur për Afganistanin”, ka shtuar ai.
Tendosjet ndërmjet SHBA-së dhe Afganistanit janë rritur së fundmi, për shkak të “sulmeve të brendshme” kundër forcave të huaja.