Vidhet arka e bashkise ne Vaun e Dejes
Një sasi prej 7 milionë e 660 mijë lekë të vjetra janë vjedhur në arkën e Bashkisë Vau i Dejës nga persona të pa njohur. Autorët kane hyrë nga dritarja e tualetit të godinës, e nëpërmjet korridorit kanë hyrë në katin e dytë ku ndodhej dera e arkivës, të cilën e kanë hapur me mjete të forta.
Brenda në kasafortë ndodhej e gjithë shuma e grabitur, ndërsa policia ka nisur procedimin penal për Vitore Gjon Gaci 50 vjeç me detyrë arkëtare në Bashkinë e Vaut të Dejës Shkodër, si edhe Marko Gjok Tanushi, 39 vjeç, me detyre roje private në Bashki.
Të dy këta persona akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës