E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon zvarritja e Lul Berishes

Vazhdon te mbetet peng procesi gjyqesor per te pandehurit e grupit te Lulzim Berishes.

Shkak per disa muaj rresht po behet mungesa e njepasnjeshme e avokateve mbrojtes, te cilet here pas here paraqesin raporte mjekesore apo braktisin gjyqin me dashje.

Per shkak se te pandehurit nuk pranojne te zhvillohet gjyqi ne mungese te mbrojtjes prej mese pese muajsh, ky proces zvarritet.

Gjyqi eshte ne fazen kur duhet te merret deshmia e Adriatik Colit, bashkepunetorit te drejtesise, qe ka statusin e te penduarit dhe qe eshte i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda per pjesemarrje ne organizate kriminale.

Per shkak te shtyrjeve te shumta te ketij gjyqi, per te cilin jane ankuar edhe vete gjyqtaret se ky gjyq eshte bllokuar, Krimet e Renda vendosen t’i bejne proceset ne vijim dy here ne jave, mase kjo qe shpresohet t’i detyroje avokatet te jene prezent ne salle e mos te behen shkak per bllokimin e gjyqit, ashtu sikurse po ndodh.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›