E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalurgët: Grevë në rast mos përmbushje kërkesash

Metalurgët e Uzinës së Ferrokromit në Burrel deklarojnë së do të hyjnë në grevë urie në rast se kërkesat e tyre nuk do të plotësohen deri më datë 16 dhjetor. Ata kërkojnë të marrin pagat e 3 muajve si dhe rifillimin e punës. 

BURREL- 110 metalurgët e Uzinës së Ferrokromit në Burrel kanë deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ata do të hyjnë në grevë urie. Një ditë më parë 110 metalurgët dërguan një peticion drejtuar kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Ekomisë e Energjitikës Genc Ruli ku deklarohen kërkesat e tyre, të cilat nëse nuk plotësohen para datës 16 dhjetor kur është dhe dita e marrjes së pagave të tyre sipas deklarimeve përveç protestave që do të zhvillojnë në zyrat e “ACR”, firmës ruso austriake që posedon Uzinën e Ferrokromit në Burrel, më pas do të hyjne në grevë urie.
Dy janë kërkesat kryesore të 110 metalurgëve të uzinës së Ferrokromit në qytetin e Burrelit. Ata kërkojnë rifillimin e punës pas disa muaj ndërpreje nga firma italiane që e kishte marrë në administrim uzinën e nënkontraktuar nga ruso-austriakja “ACR”, si dhe kërkojnë tu jepen pagat e 3 muajve, një mungesë kjo që ka futur në vështirësi jetesën e familjeve të metalurgëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›