Pango-Ramës: Kalanë e Tiranës e rregullojmë ne
Një shtresë e trashë xhami do të mbulojë themelet e kalasë së Tiranës të cilat u zbuluan një vit më parë teksa po punohej në rrugën Murat Toptani. Pango replikën me Ramën: Kalanë e rregullojnë ne jo bashkia
TIRANE- Ministria e Kulturës prezantoi sot projektin e ristrukturimit të tre kalave në vend me një fond prej 3 milionë eurosh të Komisionit Europian. Ministri i Kulturës Ylli pango tha sot se faza e parë e identifikimit të objekteve dhe hartimit të projekteve ka përfunduar dhe pritet ndërhyrja në tre kalatë, atë të Tiranës, Himarës dhe Krujës.
“Kemi përfunduar fazën e parë atë të identifikimit të objekteve ku duhet të ndërhyhet dhe kemi përzgjedhur këto tre kala. Në fazën e dytë do të fillojë ndërhyrja konkrete që është shumë e rëndësishme në kalanë e Tiranës, të Krujës dhe më pas në atë të Tiranës”- tha sot ministri Pango.
Më tej ai shtoi se risia e këtij projekti për Kalanë e Tiranës do të jetë që gjurmët e kalasë së Tiranës do të mbulohen me një shtresë të trashë xhami”.
Rrënojat e murit që është vazhdim i kalasë së Tiranës, në rrugën “Murat Toptani ,u zbuluan në shkurt të vitit të kaluar” teksa po punohej për të rikonstruktuar rrugën. Sipas Pangos ky është vetëm fillimi në ndërhyrjen në objektet me rëndësi historike dhe monumentale në vend. Pastaj pritet ndërhyrja në tre kalatë e tjera.
Gjatë prezantimit të projektit ministri i Kulturës replikoi në distancë me kryetarin e Bashkisë Edi Rama përsa i përkt restaurimit të kalasë së Tiranës. “Zotëri mos pëvetëso punën e të tjerëve. Cfarë pune ka bashkia në mos faktin vetëm që desh e prishi”.- mbylli deklaratën e tij ministri Ylli Pango.
(s.g/BalkanWeb)