Përfaqësuesi i UKD në Itali, Barufi viziton NEWS24
Ambjentet e televizionit NEWS 24 u vizituan sot nga përfaqësuesi i Unionit Kristian Demokrat në Itali, Luixhi Barufi, i shoqëruar nga deputeti Nard Ndoka. Ai ndodhet në Shqipëri me ftesë të Partisë Kristian Demokrate Shqiptare.
TIRANE- Përfaqësuesi i Unionit Kristian Demokrat italian Luixhi Barufi vizitoi gjatë ditës së sotme ambientet e Tv NEWS24. Me ftesë të partisë demokristiane shqiptare, përfaqësuesi i partisë së Kazinit, ky i fundit presidenti i Unionit të Kristian Demokrat internacional u njoh me punën e bërë në redaksinë e NEWS24, pjesë e kompanisë mediatike “EDISUD”.
“Jam i kënaqur që vizitoj kompaninë tuaj mediatike dhe vij në një ambient ku punon një qytetar italian i cili është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për kontributin e tij në jetën politike sociale dhe mediatike në Shqipëri” – tha Barufi në ambientet e redaksisë së NEWS24.
Si përfaqësues i unionit kristano demokrat Barufi tha se do të mbështeste integrimin sa më shpejtë të PDk shqiptare në Partitë Popullore Europiane.
(s.g/BalkanWeb)