Ndoka: Grupimi “Poli i Lirisë” shumë pranë realizimit
Pak ditë pas zyrtarizimit të partisë së Spartak Ngjelës “Ligj dhe Drejtësi”, kreu i PDK-së Nard Ndoka bën të ditur se grupimi më i ri politik i partive të djathta, “Poli i Lirisë”, është fare pranë realizimit dhe se po synohet të ketë edhe afrime të tjera.
TIRANE- “Poli i Lirisë”, grupimi më i ri politik i partive të djathta, duket shumë afër realizimit të tij për tu përballur me shumicën aktuale në zgjedhjet e qershorit.
Pak ditë pas zyrtarizimit të partisë së Spartak Ngjelës “Ligj dhe Drejtësi”, kreu i PDK-së Nard Ndoka thotë se një hap i tillë është fare pranë dhe se po synohet të ketë edhe afrime të tjera përvec tre forcave politike të cilat do të jenë boshti i fillimit. Ndërkohë Ndoka ka bërë të ditur se koha e mbetur deri në datën e zgjedhjeve është e mjaftueshme për të hartuar një program, dhe për të bërë marrëveshje.
Deri tani për “Polin e Lirisë” janë shprehur Partia Demokristiane, LZHK dhe partia e Spartak Ngjelës. Deklarata e Ndokës është bërë gjatë një konference për shtyp që kreu demokristian organizoi me drejtuesin e lartë të Unionit Demokristian të Italisë, Luigi Barufi.
Sipas Barufit, PDK e Ndokës do të jetë pjesë e partive popullore europiane ku aderojnë partitë kryesore demokristiane të Europës.
(e.n/news24/Balkanweb)