E Diel, 1 Nëntor 2026

Perendon "mbreterimi" i UNMIK, sot merr jete EULEX

Me 9 dhjetor ne mesnate pritet fillimi zyrtar i dislokimit te misionit te Bashkimit Evropian, EULEX ne Kosove. Duke sjelle keshtu fillimin e misionit te ri ne Kosove, duke zevendesuar misionin e Organizates se Kombeve te Bashkuara, UNMIK. Dje ishte dita e fundit e ketij misioni ne shtetin e ri. Nuk eshte paralajmeruar asnje ceremoni e vecante per nisjen e punes se EULEX-it, por tranzicioni ne heshtje pritet t'i tregoje shenjat e veta ne javet dhe muajt e ardhshem ne terren. Me fillimin e operimeve te misionit me te madh qe BE-ja ka pasur ne ndonje vend, pritet qe te zvogelohet roli i deritanishem i misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Kete e paralajmeroi dhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier. "Sigurisht qe duke filluar nga sot, UNMIK-u do te jete shume ndryshe nga ajo qe ka qene deri me tani", tha Zanier. EULEX-i ne periudhen e pare te veprimit pritet te nise me kapacitete fillestare, te cilat pritet te plotesohen deri ne pranveren e vitit te ardhshem. Sfida kryesore me te cilen pritet te ballafaqohen policet, gjykatesit dhe prokuroret evropiane te EULEX-it, do te jete ceshtja e veprimit te tyre ne terren dhe percaktimi i operimeve ne kuader te kornizave ligjore ne Kosove, te cilat vazhdojne te jene te ndryshme. Beogradi zyrtar kishte kerkuar qe EULEX-i te veproje ne kuader te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit, ndersa Prishtina zyrtare e ka kundershtuar.

Reagimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci, thote se misioni per forcimin e sundimit te ligjit te BE-se duhet t'i zbatoje ligjet e Kushtetutes se Kosoves dhe vetem ne kete menyre do te jete i mirepritur ne shtetin e ri.

Konfirmimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›