Izraeli mban të mbyllur kufirin e Gazës
Gaza - Izraeli nuk ka pranuar hapjen e pikave të kalimit kufitar me Rripin e Gazës, për sa kohë Hamasi do të ketë kontrollin në enklavë apo mund të përfitojë nga lehtësimi i masave të vendosura, deklaroi një këshilltar i lartë i kryeministrit Ehud Olmert. Hamasi ka deklaruar një armëpushim, që i dha fund ofensivës 22-ditore izraelite në Rripin e Gazës, me kusht që Izraeli të heqë bllokadën e vendosur, për të cilën këshilltari bëri të qartë faktin se nuk do të ndodhte.
Grupi militantë, që fitoi zgjedhjet palestineze në vitin 2006 dhe mori kontrollin në vendi 18 muaj më vonë pasi detyroi fraksionin Fatah të presidentit Mahmoud Abbas të largohej, është përballur me shmangien e fuqive perëndimore sepse refuzonte të njihte Izraelin dhe të hiqte dorë nga dhuna.