E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik në Colorado, mbi 32 000 të evakuuar nga zjarri

Zjarri i madh në Colorado, që është zgjeruar në sipërfaqe dyfish më të mëdha në brigjet mbi Colorado Springs, ka djegur numër të panjohur shtëpish, kurse pjesërisht është mbyllur edhe Akademia e forcave ajrore,si dhe janë evakuuar 32 000 njerëz.

Zjarri ka përfshirë sipërfaqen prej rreth 40 kilometrave katrorë. Flaka ka nisur në kanionin Valdo të shtunën, kurse shpejtësia e erës prej mbi 100 kilometra në orë ka bërë që flakët të përhapen drejt Colorado Springsit.

“Duket sikur gjendeni në xhirimin e filmit më skenarin më të keq. Shikoni flakët dhe ju duket sikur nuk keni parë kurrë diçka të tillë”, tha guvernatori i Colorados John zjarrin të John Hickenlooper.

Me flakët tash për tash janë duke e zhvilluar betejën rreth 800 zjarrfikës, transmeton CBS News.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›