Topi: Të bëhet diferenca e njerëzve të anshëm në drejtësi

Presidenti Bamir Topi ka deklaruar se është koha që të bëhet diferenca e njerëzve të anshëm dhe të paanshëm në sistemin e drejtësisë. Deklarata e kreut të shtetit është bërë gjatë dekorimit të përfaqësuese së OPDAT-i në Shqipëri Cynthia Eldridge.
“Shqipëria është përpara sfidës së radhës për integrim. Padyshim progresi i bërë dhe detyrat që ne kemi për tu përmbushur lidhet së pari me standartet më të larta të shtetit ligjor. Por e gjithë kjo punë sigurisht bëhet çdo ditë me shumë profesionalizëm, me shumë komunikim nga njerëzit e thjeshtë të sistemit të drejtësisë. Unë dua të vlerësoj të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm me integritet dhe të paanshëm që i bëjnë nder sistemit të drejtësisë. Është koha për të bërë diferencën me njerëzit e pakualifikuar dhe njerëzit e anshëm që po tentojnë të futen në sistemin e drejtësisë. Kjo është detyrë e vështirë por e mundur por kjo betejë duhet të zhvillohet nga të gjithë institucionet” theksoi Topi.
vijon..