Sot verdikti për reformën shëndetësore të Obamës

Gjykata Kushtetuese në Shtetet e Bashkuara vendos sot nëse reformat e kujdesit shëndetësor të paraqitura nga presidenti Barak Obama shkelin ose jo Kushtetutën e SHBA-së.
Verdikti për kujdesin shëndetësor mund të ketë implikime politike dhe ekonomike për presidentin demokrat, i cili në vitin 2012 e çoi në krye të axhendës së tij këtë reformë.
Republikanët kanë thënë se reforma është jokushtetuese dhe janë zotuar se do të anulojnë atë që mbetet nga ajo, nëse gjykata nuk e shfuqizon.