E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik ne Korce Soza rrezikon jeten ne fushe

TIRANE-Ndeshja e Kupes se Shqiperise mes Skenderbeut dhe Teutes ka dhuruar momente paniku dhe tmerri ne stadiumin e Korces. Gjithcka ka ndodhur fundin e takimit kur sulmuesi argjentinas Rafael Alfredo Soza per pak ka rrezikuar jeten ne fushen e lojes. Ai u perplas me koke me mbrojtesin e Teutes Arjan Sheta gjate nje dueli por u ngrit shume shpejt dhe vazhdoi lojen. Megjithate ne minuten e 84-t Soza ka rene ne fushe pa ndjenja duke i alarmuar te gjithe. Ai ka qene ne gjendje te fikti cka i ka trembur akoma me shume stafet mjekesore te te dy skuadrave por edhe lojtaret e stafin teknik. Soza eshte derguar me urgjence ne spitalin e qytetit ku pas nderhyrjes se mjekeve eshte permendur. Lojtari ne fakt ka qene ne gjendje kritike per jeten kur ka mberritur ne urgjence nderkohe qe nga vizitat paraprake te mjekeve eshte konstatuar nje gjendje hipotermie e shoqeruar me humbje ndjenjash dhe ulje te tensionit.
Shkaqet
Rreziku per Sozen u mendua fillimisht se erdhi per shkak te nje goditjeje qe ai mori ne koke pas nje perplasjeje me mbrojtesin e Teutes Arjan Sheta. Por mjeket kane pohuar se ai ka patur nje renie te pergjithshme te temperatures se trupit si edhe nje bllokim ne frymemarrje. Mjeket e spitalit te Korces kane bere te ditur se lojtari e ka kaluar rrezikun per jeten ndersa u ngrit edhe nje grup mjekesh per konsulte. Me pas rreth ores 17.15 futbollisti argjentinas eshte nisur me urgjence drejt Tiranes per nje ndihme me te specializuar mjekesore. Per kete nderhyri edhe vete ministri i Shendetesise Petrit Vasili i kontaktuar nga presidenti i Skenderbeut Agim Zeqo.
Alarmi
Rrezimi ne fushe i Rafael Sozes ka sjelle momente paniku dhe alarmi ne te gjithe ambientin korcar. Topi ndodhej ne anen tjeter te fushes kur ai ra pertoke pa ndjenja ndersa ne fushe u futen menjehere te gjithe anetaret e stafit mjekesor. Soza ka dale me ambulance nga fusha nen duartrokitjet e tifozeve te pranishem nderkohe qe ne spital ka patur nje interesim te jashtezakonshem. Aty ka qene i gjithe ekipi i Skenderbeut i kryesuar nga kapiteni Bledi Shkembi por edhe drejtuesit e pushtetit lokal ne Korce si edhe kreret e klubit te Skenderbeut. Ne stadium ka qene e pranishme edhe e fejuara e futbollistit e cila ka qene ne momente paniku. Trauma e djeshme u ka sjelle te gjitheve ndermend ato te shume futbollisteve te tjere ne arenen nderkombetare ku nuk kane munguar edhe ataket kardiake ne fushen e lojes.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›