E Diel, 1 Nëntor 2026

290 gra te dhunuara ne Tirane celet fushata sensibilizuese

Per kete arsye sot Parlamentit eshte zhvilluar nje proteste.

Sot jemi para parlamentit shqiptar per tu bere apel ligjvenesve qe dhuna ne familje po shkakton drama te jashtezakonshme dhe po tregon qe pabarazia gjinore ne Shqiperi nuk mund te eliminohet nese ne nuk nxjerrim fajtoret e vertete qe jane ne fytyrat e ketyre grave te vrara. Me simbolin Behu aktiv denonco dhunen ne kerkojme ne radhe te pare Prokurores se Pergjithshme zonjes Ina Rama qe te thyhej heshtjen e saj tha Sevim Arbana drejtuese e shoqates ne dobi te gruas shqiptare. Sipas Amnesty International 1 ne 4 gra ne Shqiperi dhunohet.

Nderkohe shifrat e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Socialiste flasin per 900 raste dhune te denoncuara ndersa mund te kete edhe raste te tjera qe nuk denoncohen. Nga keto 290 raste jane ne Tirane.

Ne do te fillojme punen qe ne legjislacionin tone dhuna te konsiderohet krim pra te nisin pergatitjet per ndryshime ne kodin penal per ta trajtuar dhunen ne familje si nje krim sic jane krimet e tjera. Ligji parashikon ngritjen e nje qendre kombetare per trajtimin e viktimave te dhunes leshimin e urdhrave te mbrojtjes per femijet dhe gjithashtu dhenia falas e ndihmes ligjore per viktimat personat e dhunuar tha Filloreta Kodra zv/ministre e Punes.

2010-11-25 1705

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›