E Hënë, 2 Nëntor 2026

Strasburgu leter qeverise per Rrapon Shkelet Konventen

TIRANE-Kur ende nuk kane kaluar 48 ore nga ekstradimi i Almir Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes vjen reagimi i pare nga Gjykata e Strasburgut per qeverine shqiptare njofton sot e perditshmja Gazeta Shqiptare. Sipas te perditshmessinjali duket negativ pasi ne shkresen qe kryesekretari Erik Fribergh i ka derguar avokates se Pergjithshme te Shtetit znj.Ledina Mandia lexohen qarte notat negative kundrejt autoriteteve shqiptare. Presidenti i gjykates Jean Paul Costa me ka udhezuar te shpreh ne emer te tij keqardhjen e thelle lidhur me vendimin e marre nga autoritetet tuaja per te ekstraduar Rrapon ne SHBA ne shkelje flagrante me masen e perkohshme te gjykates te miratuar sipas vendimit 39 te saj thuhet ne letren e Strasburgut. Me tej thuhet se qeverise suaj iu terhoq vemendja se paaftesia e nje shteti kontraktues per te zbatuar vendimin nr.39 mund te konsiderohet si nje shkelje e nenit 34 te Konventes. Shteti shqiptar eshte vene ne dijeni se per rastin Rrapo do te informohen dhe instancat me te larta te Keshillit te Europes te cilat mund te aplikojne dhe sanksione per mosrespektim te vendimeve te Gjykates se Strasburgut e aq me keq per shkelje flagrante prej tyre. Gazeta Shqiptare publikon sot leren e plote.

Almir Rrapo ish-sekretari i Ministrise se Jashtme eshte ekstraduar dje ne sekret te plote drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne oret e para te mengjesit te se merkures. Rreth ores 0200 ne qeline e Rrapos kane trokitur dy oficere dhe sa hap e mbyll syte i kane kerkuar te akuzuarit per krime te renda ti ndiqte pas duke e vene ne dijeni se do te fluturonte drejt Amerikes. Rreth ores 0430 Almir Rrapo eshte ngjitur ne avion per te udhetuar drejt SHBA-se. Ai eshte shoqeruar ne udhetimin e tij nga agjentet e Byrose Federale te Hetimeve. Dorezimi i Almir Rrapos tek autoritetet amerikane eshte kryer me firme te Nishanit dhe ne kundershtim me urdherimet e Strasburgut e cila e kishte pezulluar ekstradimin deri ne nje afat prej 15 ditesh pasi Gjykata e Larte shqiptare te shprehej per ceshtjen e tij.
Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik ne ambientet e ambasades amerikane pasi akuzohet nga drejtesia amerikane per krime te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale qe ka vepruar ne disa shtete te Amerikes.
d.b/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Strasburgu leter qeverise per Almir Rrapon Shkelet konventen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›