Paniku qe perfshiu fluturimin e Turkish Airlines

Stamboll 6 Janar NOA - Pas hetimit qe policia
i ka bere nje te dyshuari per rrembim te aeroplanit eshte konstatuar se ai
vuan nga semundje mendore. 40 vjecari Jashar Xhuma u perpoq me force te hynte
ne kabinen e pilotit te aeroplanit te kompanise Turkish Airlines i cili
fluturonte nga Oslo ne Stamboll duke pohuar se ka bombe.
Ai donte qe aeroplani menjehere te kthehet ne Oslo por u mposht nga udhetaret
tjere. Pas aterimit te aeroplanit ai u arrestua.
Nderkohe mediat norvegjeze raportuan se ai kishte jetuar si azilkerkues ne
veriperendim te Norvegjise.
Gjithcka ndodhi sot kur nje burre eshte perpjekur te rrembeje nje fluturim te TurkishAirlines i cili u nis nga Oslo dhe u ul ne Stamboll por me pas u arrestua nga policia turke pa shkaktuar viktima apo te plagosur.
Nje person ne anen e pasme te avionit me maske ne fytyre ka kercenuar se do te hidhte ne ere avionin ne fluturim - tha televizioni norvegjez TV2.Personi fliste turqisht dhe kerkoi qe avioni te kthehej ne Oslo.
I dyshuari emri i te cilit eshteCuma Jashar me origjine nga nje qytet kurd ne juglindje teAnatolian u drejtua per ne kabinen e Boeing737-800 nje ore para se avioni te kryente uljen duke theksuar si ishte ne posedim te armeve.
Mund te themi se kerkoi me kot uljen e parakohshme te tij pasi ai u neutralizua menjehere nga pasagjeret.
Avioni u ul pa problemene aeroportin nderkombetar te Stambollit kume pas u arrestua.Ne bord nuk u gjet asnje mjet shperthyes.
r.b/NOA