E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pano autori i golit te pare ne Europe



Legjenda Panajot Pano eshte edhe autorit i golit te pare te Shqiperise ne Europe qe firmosi edhe fitoren e pare te Kombetares sone ne eliminatoret e Kampionatit Europian. Nje gol ne fitoren 1-0 me Danimarken me 30 tetor te vitit 1963. Panajot Pano gjate nje interviste per Albania-n perpara se te ndahej nga jeta e pershkruan keshtu golin historik te kuqezinjve Nuk ka gol pa vlere se fundja per ate luhet futboll. Per te shenuar apo per te mos pesuar. Goli im me Danimarken ne Tirane pati nje vlere te madhe se u shenua shume shpejt minuta e 3-te. Publiku i pranishem ne Qemal Stafa por dhe e gjithe Shqiperia e kane ndjekur te gjithe ndeshjen me kenaqesi pasi dolem ne fund si fitimtare. Goli erdh i pas nje pasim te Lin Shllakut nga e majta e sulmit tone. Kam dribluar dhe sa i jam afruar tek zona e 16-shes ne krahun nga tribuna qendrore kam gjuajtur rrufeshem ne krahun e djathte te portes daneze nga ana e qytetit. Portierit i ka kaluar topi nen duar se ishte fare rrafsh me token dhe me shpejtesi shume te madhe pasi e godita plotesisht e fuqishem. Ishte goli i pare ne shkalle europiane dhe ndaj nje skuadre shume te forte e cila u rendit e 4-ta ne Europe. Te mos harrohet edhe fakti tjeter ne nuk pesuam gol - deklaroi para disa kohesh per gazeten Albania ish-presidenti i nderit te FSHF-se. Per sportistin shqiptar te shekullit te kaluar ai konsiderohet edhe si goli me i bukur i tij qe perkoi me ndeshjen e pare me perfaqesuesen karriere qe perfundoi pas 20 vjetesh me 7 nentor 1973 ne ndeshjen miqesore me perfaqesuesen kineze. Ne 24 ndeshje 12 per kampionatet europiane Pushkashi i vogel shqiptar realizoi 4 gola me perfaqesuesen dhe nga 34 gola nderkombetare te stilit Pano me Kombetaren Tiranen e Partizanin ku 11 gola i perkasin vitit te arte 1963.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›