'Panorama' zbardh përgjimet e drogës, tensioni i njerëzve të Endrit Dokles
TIRANE- Gazeta “Panorama” zbardh sot përgjimet e episodit të dytë të trafikut të një totali prej 40 kilogramësh heroinë nga Shqipëria në Itali, në dhjetor të vitit 2008. Trafikimi i heroinës nga Shqipëria në Itali, përmes një grupi të “dirigjuar” nga Endrit Dolke gjatë kohës që ai ishte i paraburgosur si anëtar i “bandës së Durrësit”, nuk ka kaluar pa probleme. Transkriptimet e bisedave, një pjesë e të cilave të kryera nga drejtësia italiane, paraqiten në vendimin që deklaroi të fajshëm të pandehurit Endrit Dokle dhe Izet Krasniqi.
Në vendimin e arsyetuar, që caktoi nga 16 vjet burg për Doklen e Krasniqin, zbardhen bisedat e tensionuara mes anëtarëve të grupit për shkak të problemeve me shitjen e drogës në Itali. Në lidhje me këtë episod, gjykata arsyeton se është i pandehuri Izet Krasniqi ai që merr përsipër transportimin e lëndës narkotike drejt Italisë, duke e kaluar nëpërmjet Bosnjës, me ndërmjetësimin e shtetasit boshnjak S.Cufuroviç.
I pandehuri Endrit Dokle nga dhomat e paraburgimit bashkërendon veprimet dhe siguron lidhjet mes të gjithë bashkëpunëtorëve, duke gjetur personat që do të presin dhe do ta shpërndajnë lëndën narkotike në Itali. Në këtë episod të dytë bëhen pjesë edhe të bashkëpandehurit e tjerë të Dokles dhe Krasniqit, të cilët u gjykuan në një proces të veçuar. ar.ba
PËRGJIMET
Në dhjetor 2008, shtetasi E. Deda ka marrë përsipër shpërndarjen e një sasie prej rreth 20 kilogramësh lënde narkotike, e llojit heroinë në Itali. Këtë sasi lënde narkotike dy të bashkëpandehurit Buna dhe Vata marrin përsipër ta dërgojnë në Itali brenda një jave. Sipas sugjerimeve të të pandehurit Endrit Dokle, të bashkëpandehurit Isuf Buna e Shefqet Vata janë munduar të sqarojnë të gjitha detajet e “aktivitetit” të tyre.
Biseda telefonike mes të pandehurve Endrit Dokle e Buna në 12.12.2008:
Dokle: A marut punë?
Buna: Jo jo folëm e u sqarum.
Dokle: A u sqarut mirë…
Buna: Jo jo, unë nuk nejta shumë aty, lash Cetin me ato punë.
Dokle: Mirë mirë…
Buna: Nuk nejta shumë unë po nejta sa ishte me nejt, pastaj ika… Dola në tavolin tjetër, se kisha edhe nja dy miq të tjerë…
Dokle: A u morën vesh ata…
Buna: Po normal po…
Në 19.12.2008, sasia e gjetur dhe e sistemuar nga të bashkëpandehurit është dërguar drejt shtetit italian, përmes itinerarit të zakonshëm, me ndërmjetësimin e të pandehurit Izet Krasniqi. Sipas Gjykatës, fakti konfirmohet nga biseda telefonike mes të pandehurit Izet Krasniqi dhe shtetasit boshnjak, S. Cufuroviç, një prej të etiketuarve si trafikantë të drogës në linjën Bosnjë-Kroaci-Itali.
Cufuroviç: Alo!
Krasniqi: Ej mik! Jam këtu, në një kafe.
Cufuroviç: Sapo arrita, jam këtu. Nuk poshtë ta dish… ka shkuar pak poshtë në liqen…
Krasniqi: Mirë, mirë e di mirë se ku. Atje… si është koha? A është ngrohtë atje?
Cufuroviç: Po këtu në qytet ngrohtë është. Kur të shkojmë me të, atje në autobus. Do të marr unë kur të jetë dhe ai, por akoma nuk më ka marrë… Krasniqi: Mirë, mirë… Këtu po qëndrojmë jemi mbledhur, kemi dy-tre orë që jemi bashkë.
Cufuroviç: Domethënë katër… mijë tì jap as më pak dhe as më shumë. Krasniqi: Po, po. As më pak as më shumë.
Rezulton se mes të pandehurit Izet Krasniqi dhe shtetasit boshnjak përdorues i numrit celular 0038xxxxxxx700 ka disa kontradikta në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të dorëzuar tek shtetasi E. Deda. Nga komunikimet telefonike rezulton se E. Deda ka marrë në dorëzim një sasi prej 19,5 kilogram, duke vënë në dukje mungesën e sasisë prej 500 gram lëndë narkotike.
Krasniqi: Për sot asgjë.
Cufuroviç: Sa të tha gjysëm apo sa?
Krasniqi: Gjysëm, ai e ka fshehur vetë ai?
Cufuroviç: Jo mik nuk mundet… Unë ia kam dhënë.
Krasniqi: Unë nuk e di.
Cufuroviç: Unë gjithmonë e kam paguar, ai që u kthye mbrëmë nuk i mori lekët më kupton… Shiko që deri për Vitin e Ri të mund të paguajmë njerzit që punojnë për ne.
Krasniqi: Ai më tha që tani për 10 ditë… Ti shikojmë kanë kesh mirë, nuk kanë, mos u jep. Unë u kam dhënë dhe 1000 euro.
(m.a/Panorama/BalkanWeb)