E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një pallat përballë ish-ekspozitës ‘Shqipëria Sot’

TIRANE- Zjarr në një banesë pranë pallateve “1 Maji” në kryeqytet. 

Mësohet se flakërt kanë përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati përballë ish-ekspozitës 'Shqipëria Sot'.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 makina zjarrfikëse për të shuar zjarrin, ndërkohë që mësohet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i bombolës së gazit. 

Po ashtu bëhet me dije se në banesë nuk është lënduar asnjë person, pasi në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka pasur njerëz. Raportohet vetëm për dëme materiale.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›