E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në Spitalin Ushtarak i aksidentuari në Lezhë

TIRANË- Një person i aksidentuar sot në qytetin e Lezhës ka humbur jetën sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Edhe pse nuk bëhet edne me dije identiteti i viktimës, apo të dhëna rreth aksidentit ku ishte përfshirë, mësohet se pacienti ka ndërruar jetë sapo ka ardhur në Tiranë.

Një gjë e tillë konfirmohet nga mjekët e Spitalit Ushtarak, të cilët bëjnë me dije se se pacienti në fjalë ka mbërritur në Tiranë, i paintubuar, pra nuk ka marrë oksigjen gjatë kohës që transportohej.

Po sipas tyre, pacienti nuk shoqërohej nga mjekët, por vetëm nga infermierja.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›