E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi nuk shkon më tepër se barazimi me Fulhamin

Skuadra e Çelsit nuk arriti të shkojë më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen e fundit në transfertë me Fulhamin. Ky barazim e rrit më shumë diferencën që ka Çelsi me Liverpulin e vendit të parë, e çon në tre pikë. Kjo përballje dhuroi një emocion të madh, ku Fulhami arriti të barazojë vetëm në minutën e fundit të rregullt të takimit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit e Fulhamit me anë të Dempsey që ne minutën e dhjetë. Ky rezultat do të mbetej gjatë në fuqi, deri në përfundim të pjesës së parë. Me fillimin e së dytës Lampard do të barazpeshonte shifrat në 1-1. Në minutën e 72-të është përsëri Frenk Lampard që kalon blutë në avantazh.

Kur dukej se ndeshja po shkonte në favor të skuadrës blu, është përsëri autori i golit të parë për Fulhamin që prish planet e Skolarit. Dempsey arrin të barazojë gjithçka në minutën e 90-të, duke i hequr mundësinë Çelsit të ruante hapin e Liverpulit.

Çelsi e mbyll këtë vit në vendin e dytë me 42 pikë, tre më pak se Liverpuli. Fulhami renditet në vendin e nëntë me 26 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›