Liverpuli rrit diferencën me 3 pikë nga Çelsi
Liverpuli shkatërroi Njukasëllin 5-1 në kështjellën e këtij të fundit për javën e 20-të të Premier Ligës angleze. Djemtë e Benitezit e filluan mjaft frullshëm këtë takim duke e kërkuar golin që në minutat e para.
Rrjeta e parë do të vinte vetëm në minutën e 31-të për të kuqtë, ku autori i golit është vetë kapiteni, Stiven Xherard. Pesë minuta më vonë është Semi Hipia që dy-fishon rezultatin. Në fundin e pjesës së parë Edgar do të krijonte iluzionin se ndeshja do të hapej, duke arritur të ngushtonte shifrat.
Pjesa e dytë do të niste me një gol të shpejte të Babelit në minutën e 50-të. Në të 66-ën Xherard do të shënonte përsëri duke e çuar rezultatın në 4-1. Dhjetë minuta më vonë Alonso do të shënonte golin e pestë me penallti për Lıverpulin, duke vendosur kështu rezultatin final.
Me këtë fitore në transfertë skuadra e Liverpulit e rrit diferencën me Çelsin në 3 pikë pas barazimit të këtyre të fundit me Fulhamin.
Njukasëlli e mbyll këtë vit në vendin e 14-të me 22 pikë, po aq sa ka Sandelendi dhe Mançester Siti.