E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panucci largohet nga Parma

Eksperienca e Christian Panuccit te Parma ishte shumë e shkurtër. Veterani italian i futbollist të martën e ka shkëputur kontratën me klubin Ducati, pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi.

“Christian Panucci ka kërkuar shkëputjen e kontratës, e cila e lidhte me Parma Football Club deri më 30 qershor të vitit 2010. Arsyet e largimit të tij janë personale. Futbollisti i ka falënderuar të gjithë në klub, ndërsa i ka uruar fat Parmës”, shkruante në ueb faqen zyrtare të Parmës.

Ish-futbollisti i Romës i ka hedhur poshtë spekulimet e fundit që thoshin se largimi i tij ka lidhje me mosmarrëveshjet që kishte me trajnerin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›